Vazeline me kalendule
I padisponueshëm
Përshkrimi i produktit
VAZELINE ME VAJ KALENDULE
Vazelina me Vaj Kalendule është një formulë terapeutike që bashkon fuqinë izoluese të vazelinës së pastër (Ph. Eur.) me vetitë qetësuese të ekstraktit natyral të kalendulës. Ky produkt është krijuar posaçërisht për kujdesin e lëkurës delikate dhe të irrituar, duke ofruar një barrierë mbrojtëse që lehtëson rigjenerimin e shpejtë të indeve. Falë përbërësve aktivë të kalendulës, ajo ndihmon në reduktimin e skuqjeve dhe qetësimin e menjëhershëm të lëkurës së dëmtuar nga faktorët e jashtëm, duke i rikthyer asaj butësinë dhe shëndetin natyral. Vazelina ofron mbrojtje maksimale dhe hidratim të thellë, duke qenë e sigurt edhe për lëkurën më të ndjeshme [1]. Si agjent okluziv, ajo përdoret gjerësisht për trajtimin e zonave të thata, mbrojtjen e buzëve dhe izolimin e lëkurës gjatë trajtimeve estetike [2] . Formula e saj hipoalergjike ndihmon në rindërtimin e barrierës natyrale të lëkurës, duke e bërë atë më rezistente ndaj irrituesve të jashtëm [3] . Ekstrakti i Calendula Officinalis, i nxjerrë nga lulja e kalendulës( i njohur edhe si vaji i kalendulës) është një përbërës botanik i përdorur gjerësisht në kozmetikë për vetitë e tij qetësuese dhe të kondicionimit të lëkurës për të qetësuar dhe ushqyer lëkurën. Vetitë anti- inflamatore dhe antioksiduese të kalendulës gjithashtu kontribuojnë në nxitjen e shërimit dhe rigjenerimit të lëkurës, duke e bërë atë të përshtatshme për trajtimin e plagëve të vogla dhe ndjeshmërive të lëkurës [4] . Kalendula stimulon rigjenerimin e qelizave të lëkurës dhe ofron një efekt qetësues. Petalet e kalendulës kanë veti anti-inflamatore, antioksiduese, antiseptike, antibakteriale dhe analgjezike [5, 6] .
Benefitet e përdorimit:
- Veprim anti-inflamator: Ekstrakti i kalendulës ndihmon në qetësimin e zonave inflamatore dhe reduktimin e ndjesisë së djegies.
- Mbrojtje dhe hidratim: Formon një shtresë hidrofobike që mbron lëkurën nga lagështia
e tepërt ose papastërtitë, ndërkohë që mban hidratimin brenda.
- Rigjenerim i shpejtë: Stimulon prodhimin e kolagjenit dhe rigjenerimin e epitelit, duke
përshpejtuar mbylljen e gërvishtjeve të lehta.
- Butësi e thellë dhe afatgjatë: Zbut menjëherë zonat e ashpra, duke e bërë lëkurën më
elastike dhe më pak reaktive.
Përdorimi: Aplikoni një shtresë të hollë në zonën e irrituar 2-3 herë në ditë ose sipas nevojës.
Shënim: Vetëm për përdorim të jashtëm.

Receta profesionale, përgatitur për ju
Së shpejti do të publikojmë video ku tregojmë hap pas hapi si përgatiten produktet kozmetike në shtëpi. Do të mësoni si të kombinoni përbërësit e duhur dhe si të formuloni serum, kremra dhe produkte të tjera në mënyrë të sigurt dhe praktike. Qëndroni me ne për recetat dhe demonstrimet e para!