Cosmetic
Day Cream (50 mL) Face Cream
100 në stok
I padisponueshëm
Përshkrimi
Glucosamine: përbërës natyral, me rol të rëndësishëm në ruajtjen e hidratimit dhe elasticitetit
të lëkurës. Mbështet prodhimin e acidit hialuronik, substancë kjo që ndihmon lëkurën të
qëndrojë e hidratuar dhe elastike. Përmirëson balancimin e lëkurës, ndihmon në reduktimin e
hiperpigmentimit, duke e bërë lëkurën të duket më e shëndetshme.
Niacinamide (Vitamina B3): përbërës shumë funksional i njohur për efektet e tij qetësuese
dhe mbrojyëse për lëkurën. Ai ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës duke mbështetur
prodhimin e ceramideve, të cilat mbrojnë lëkurën nga faktorët e jashtëm. Niacinamidi
përmirëson hidratimin, redukton skuqjen dhe irritimin si dhe ndihmon në balancimin e
prodhimit të yndyrës. Ai kontribuon në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe zvogëlimin e
poreve të zgjeruara.
Ky krem është formuluar për të hidratuar dhe mbrojtur lëkurën gjatë ditës. Kombinimi i
glukozaminës dhe niacinamidit ndihmon në përmirësimin e hidratimit, elasticitetit dhe tonit të
lëkurës. Me përdorim të rregullt, lëkura bëhet më e butë dhe më e shëndetshme.
Përdorimi: Aplikojni në mëngjes në lëkurë të pastër dhe të thatë. Vendosni një sasi të vogël
në fytyrë dhe masazhojeni butësisht deri sa të përthithet. Mund të përdoret cdo ditë. Në rast
irritimi, ndërpreni përdorimin.
Vetëm për përdorim të jashtëm. Të mbahet larg fëmijëve.
Përbërësit: water, glycerin, butylene glycol, pentylene glycol, niacinamide, N‑acetyl
glucosamine, panthenol, caprylic/capric triglyceride, C12‑15 alkyl benzoate, cetearyl
ethylhexanoate, shea butter, cetearyl alcohol, PEG‑100 stearate glyceryl stearate, polymer
emulsifier, tocopherol, phenoxyethanol.
- Transport falas për të gjitha porositë mbi 50€

Receta profesionale, përgatitur për ju
Së shpejti do të publikojmë video ku tregojmë hap pas hapi si përgatiten produktet kozmetike në shtëpi. Do të mësoni si të kombinoni përbërësit e duhur dhe si të formuloni serum, kremra dhe produkte të tjera në mënyrë të sigurt dhe praktike. Qëndroni me ne për recetat dhe demonstrimet e para!