Vaj ricini 50 mL
I padisponueshëm
Përshkrimi i produktit
|
Vaji i kastorit (Ricinus communis seed oil) përdoret gjerësisht në dermatologji dhe kozmetikë për shkak të vetive të tij si emolient, vetive anti-inflamatore dhe antimikrobiale. Studimet kanë treguar se vaji i kastorit përmirëson hidratimin dhe elasticitetin e lëkurës si dhe redukton hiperpigmentimin dhe shenjat e plakjes [1]. Ky vaj përdoret poashtu në formulime të ndryshme; shtimi i tij rritë përthithjen transdermale të barnave [2]. Burime tradicionale dhe studime të kohëve të fundit, theksojnë përdorimin e vajit të kastorit për rritjen e vetullave dhe qerpikëve, për shkak se ai përmban acid ricinoleik [3]. Përdorimi periokular i vajit të ricinit 100%, tregoi përmirësime të dukshme në shëndetin e qerpikëve duke reduktuar ngjitjen e tyre dhe duke parandaluar rënien e tyre tek pacientët me blefarit (blepharitis) [4]. Vetëm për përdorim të jashtëm! |

Receta profesionale, përgatitur për ju
Së shpejti do të publikojmë video ku tregojmë hap pas hapi si përgatiten produktet kozmetike në shtëpi. Do të mësoni si të kombinoni përbërësit e duhur dhe si të formuloni serum, kremra dhe produkte të tjera në mënyrë të sigurt dhe praktike. Qëndroni me ne për recetat dhe demonstrimet e para!