Krem nate për fytyrë (50 mL)
I padisponueshëm
Përshkrimi i produktit
Retinol: ndër përbërësit më efektiv kundër plakjes. Si derivat i vitaminës A, përshpejton procesin natyral të rigjenerimit të lëkurës. Retinoli ndihmon në stimulimin e prodhimit të kolagjenit, duke përmirësuar qëndrueshmërinë e lëkurës dhe zvogëluar shfaqjen e rrudhave. Rritë qarkullimin qelizor, duke lejuar që qelizat e dëmtuara të zëvendësohen me qeliza të reja dhe të shëndetshme. Me përdorim të rregullt, retinoli përmirëson teksturën e lekurës, zbutë ashpërsinë, redukton shfaqjen e njollave të errëta dhe ndihmon në arritjen e tonit të njëtrajtshëm të lëkurës.
Glucosamine: përbërës natyral, me rol të rëndësishëm në ruajtjen e hidratimit dhe elasticitetit të lëkurës. Mbështet prodhimin e acidit hialuronik, substancë kjo që ndihmon lëkurën të qëndrojë e hidratuar dhe elastike. Përmirëson balancimin e lëkurës, ndihmon në reduktimin e hiperpigmentimit, duke e bërë lëkurën të duket më e shëndetshme.
Niacinamide (Vitamina B3): përbërës shumë funksional i njohur për përfitimiet e shumta për lëkurën. Ai ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës duke mbështetur prodhimin e ceramideve, të cilat mbrojnë lëkurën nga faktorët e jashtëm. Niacinamidi përmirëson hidratimin, redukton skuqjen dhe irritimin si dhe ndihmon në balancimin e prodhimit të yndyrës. Ai kontribuon në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe zvogëlimin e poreve të zgjeruara. Falë vetive të tij qetësuese, ai funksionon mirë në kombinim me retinolin për të reduktuar irritimet e mundshme.
Kombinimi i retinolit, glukozaminës dhe niacinamidit përmirëson qëndrueshmërinë, rritë hidratimin e lëkurës dhe mdihmon në njëtrajtësimin e teksturës së saj. Me përdorim të rregullt, lëkura bëhet më e butë dhe barriera e saj forcohet.
Përdorimi: aplikoni në mbrëmje, në lëkurë të pastër dhe të thatë. Një sasi e vogël, masazhohet butësisht në lëkurë, duke shmangur zonën e syve. Preferohet aplikimi i produktit dy deri në tri herë në javë me rritje graduale të shpeshtësisë së aplikimit.
Vetëm për përdorim të jashtëm. Të mbahet larg fëmijëve.
Përbërësit: water, glycerin, butylene glycol, pentylene glycol, niacinamide, N-acetyl
glucosamine, panthenol, caprylic/capric triglyceride, C12-15 alkyl benzoate, cetearyl
ethylhexanoate, shea butter, cetearyl alcohol, PEG-100 stearate glyceryl stearate, encapsulated retinol, tocopherol, phenoxyethanol.

Receta profesionale, përgatitur për ju
Së shpejti do të publikojmë video ku tregojmë hap pas hapi si përgatiten produktet kozmetike në shtëpi. Do të mësoni si të kombinoni përbërësit e duhur dhe si të formuloni serum, kremra dhe produkte të tjera në mënyrë të sigurt dhe praktike. Qëndroni me ne për recetat dhe demonstrimet e para!