Cosmetic
Niacinamide Serum (30 mL) Face Serum
99 në stok
I padisponueshëm
Përshkrimi
Niacinamide (Vitamina B3): përbërës shumë funksional që ndihmon në forcimin e barrierës
së lëkurës, ruajtjen e hidratimit dhe në përmirësimin e tonit të lëkurës. Ai ndihmon në
reduktimin e skuqjes dhe irritimit, balancon prodhimin e yndyrës dhe kontribuon në pamje më
të njëtrajtshme të tonit të lëkurës. Përdorimi i tij i rregullt ndihmon në përmirësimin e
përgjithshëm të lëkurës, duke e bërë atë më të butë dhe më të shëndetshme.
Panthenol (provitamina B5): është përbërës i njohur për aftësitë e tij rigjeneruese dhe
qetësuese. Ndihmon në rikthimin e hidratimit të lëkurës dhe zvogëlon ndjesinë e thatësisë dhe
tendosjes. Panthenoli përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe mbështet rigjenerimin e barrierës
natyrale, duke e mbrojtur atë nga irritimet e lehta dhe faktorët mjedisorë. Ndihmon në
rigjenerimin e qelizave të dëmtuara dhe kontribuon në lëkurë më të butë dhe më të qetë.
Acidi hialuronik: është përbërës shumë efektiv hidratues. Ai ka aftësi të tërheqë dhe të mbajë
sasi të konsiderueshme uji, duke ndihmuar lëkurën të qëndrojë e hidratuar dhe e lëmuar. Duke
përmirësuar nivelin e lagështisë, acidi hialuronik zvogëlon shenjat e thatësisë dhe rrudhat e
shkaktuara nga dehidratimi. Ai e lë lëkurën e butë, më elastike dhe më të freskët.
N-acetyl glucosamine: ky përbërës ndihmon në përmirësimin e hidratimit dhe elasticitetit të
lëkurës, si dhe kontribuon në përmirësimin e tonit të pabarabartë dhe të njollave në lëkurë.
Ndihmon në rigjenerimin e barrierës natyrale të lëkurës dhe përmirëson funksionet mbrojtëse të saj. Me përdorim të rregullt, N-acetyl glucozamina ndihmon që lëkura të jetë më e butë dhe më e shëndetshme.
Vetëm për përdorim të jashtëm. Të mbahet larg fëmijëve !
Kombinimi i niacinamidit, panthenolit, acidit hialuronik dhe N-acetyl glukozaminës ndihmon
në përmirësimin e tonit të lëkurës, rritjen e hidratimit dhe elasticitetin dhe reduktimin e
skuqjes apo irritimeve të lehta. Hidraton, qetëson dhe mbron lëkurën.
Përdorimi: Aplikoni serumin në lëkurë të pastër dhe të thatë, në mëngjes apo në mbrëmje.
Vendosni disa pika në fytyrë dhe në qafë, masazhoni butësisht derisa të përthithet nga lëkura.
Mund të përdoret si pjesë e rutinës së përditshme të kujdesit për lëkurën, si para kremit
hidratues ashtu edhe për ditë me ekspozim ndaj diellit ose mjedisit të thatë.
Përbërësit: water, glycerin, butylene glycol, pentylene glycol, niacinamide, N‑acetyl
glucosamine, panthenol, sodium hyaluronate, phenoxyethanol.
- Transport falas për të gjitha porositë mbi 50€

Receta profesionale, përgatitur për ju
Së shpejti do të publikojmë video ku tregojmë hap pas hapi si përgatiten produktet kozmetike në shtëpi. Do të mësoni si të kombinoni përbërësit e duhur dhe si të formuloni serum, kremra dhe produkte të tjera në mënyrë të sigurt dhe praktike. Qëndroni me ne për recetat dhe demonstrimet e para!