Nubebe 100 mL
I padisponueshëm
Përshkrimi i produktit
NUBEBE-Baby ointment
Nubebe- Krem për bebe është një mbrojtës intensiv i lëkurës, i formuluar posaçërisht për të parandaluar dhe qetësuar skuqjet e shkaktuara nga pelenat te foshnjat. Ky produkt krijon një barrierë mbrojtëse të qëndrueshme për lëkurën delikate nga lagështia dhe irrituesit. Formula është hipoalergjike dhe pa konservues, duke garantuar siguri maksimale dhe rehati të menjëhershme për lëkurën e ndjeshme të foshnjës.
Përbërësit kryesor:
Vazelina ofron mbrojtje maksimale dhe hidratim të thellë, duke qenë e sigurt edhe për lëkurën më të ndjeshme [1] . Si agjent okluziv, ajo përdoret gjerësisht për trajtimin e zonave të thata, dhe për lëkura sensitive [2] . Formula e saj hipoalergjike ndihmon në rindërtimin e barrierës natyrale të lëkurës, duke e bërë atë më rezistente ndaj irrituesve të jashtëm [3].
Lanolina, një substancë natyrale që rrjedh nga leshi i deles, është një përbërës i përdorur zakonisht në kozmetikë dhe produkte për kujdesin e lëkurës. Vlerësohet për vetitë e saj të jashtëzakonshme hidratuese. Vepron si një zbutës natyral, duke krijuar një barrierë mbrojtëse që ndihmon në parandalimin e humbjes së lagështisë dhe e mban lëkurën të hidratuar [4] .
Vaji mineral, është një hidratues dhe emolient, që e zbut lëkurën. Kur aplikohet nga jashtë, vaji mineral krijon një barrierë sipërfaqësore që e mbron lëkurën nga dehidratimi. Gjithashtu ndihmon në qetësimin, hidratimin, zbutjen dhe pastrimin. Përparësitë: hipoalergjik dhe ideal për lëkurë të ndjeshme, mban lëkurën të hidratuar dhe të butë [5].
Oksid zinku, dallohet për efektin e tij tkurrës dhe mbrojtës të lëkurës, si dhe për aftësinë për të reflektuar dhe shpërndarë rrezet UVA. Kjo e bën atë të klasifikohet si një filtër fizik [6]. Përdoret për qetësimin e lëkurës dhe trajtim për aknet. Vetitë e tij anti-inflamatore dhe antimikrobike ndihmojnë në trajtimin e skuqjeve, skuqjes nga pelenat dhe zvogëlojnë inflamacionin e akneve [7].
D-panthenol, (provitamina B5) ka veti të jashtëzakonshme hidratuese. Zotëron veti anti-inflamatore që qetësojnë lëkurën e irrituar. Kur aplikohet në lëkurë, mund të zvogëlojë skuqjen, kruajtjen dhe inflamacionin, duke e bërë të përshtatshëm për llojet e lëkurës së ndjeshme ose të dëmtuar. Përshpejton shërimin e plagëve- nxit shërimin e plagëve duke stimuluar përhapjen dhe migrimin e qelizave të lëkurës. Ndihmon në riparimin dhe rigjenerimin e indeve, duke çuar në shërimin më të shpejtë të plagëve, prerjeve dhe gërvishtjeve të vogla [8].
Vitamin A&D- krijon një sinergji të fuqishme që jo vetëm mbron sipërfaqen, por riparon strukturën e brendshme të lëkurës. Ky duo është i famshëm në pediatri për trajtimin e shpejtë të "diaper rash" (skuqjes nga pelena), pasi Vitamina A merret me rindërtimin e lëkurës, ndërsa Vitamina D me qetësimin e inflamacionit [9, 10].
Kjo krem është zgjidhja ideale për mbrojtjen e lëkurës së foshnjave, pasi krijon një barrierë të plotë izoluese që parandalon skuqjen dhe irritimet nga lagështia e pelenave. Formula e saj aktive nxit rigjenerimin e shpejtë të indeve të dëmtuara dhe qetëson menjëherë ndjesinë e djegies, duke i rikthyer lëkurës butësinë natyrale. Eshtë një trajtim hipoalergjik që ushqen lëkurën në thellësi dhe garanton mbrojtje afatgjatë kundër faktorëve të jashtëm agresivë.
Përdorimi: Pas çdo ndërrimi të pelenës, pastroni dhe thani mirë zonën. Aplikoni një shtresë të kremës NUBEBE në të gjithë zonën e mbuluar nga pelena.
Përbërësit: Petrolatum, Lanoline, Minerail oil, Aqua amygdalae amarae, Cetanol, Zinc oxide,
D-panthenol, Vitamin A&D.

Receta profesionale, përgatitur për ju
Së shpejti do të publikojmë video ku tregojmë hap pas hapi si përgatiten produktet kozmetike në shtëpi. Do të mësoni si të kombinoni përbërësit e duhur dhe si të formuloni serum, kremra dhe produkte të tjera në mënyrë të sigurt dhe praktike. Qëndroni me ne për recetat dhe demonstrimet e para!