Squalane
I padisponueshëm
Përshkrimi i produktit
Squalane është një lipid i qëndrueshëm dhe i hidrogjenizuar, i derivuar nga squalene, i cili përdoret gjerësisht në formulimet kozmetike dhe dermatologjike për shkak të biokompatibilitetit të lartë me lëkurën. Squalane është një komponent natyral i sebumit njerëzor, ndërsa squalane paraqet formën më stabile dhe më rezistente ndaj oksidimit, gjë që e bën më të përshtatshëm për përdorim kozmetik .Ai përfitohet zakonisht nga burime bimore si ulliri, kallami i sheqerit ose orizi dhe përdoret në produkte hidratuese, serume dhe formulime kundër plakjes. Nga aspekti dermatologjik, squalane njihet për vetitë e tij emoliente dhe hidratuese. Ai formon një shtresë mbrojtëse në sipërfaqen e lëkurës, duke reduktuar humbjen transepidermale të ujit dhe duke ndihmuar në ruajtjen e hidratimit të lëkurës.Për shkak të strukturës së tij të lehtë dhe jo-yndyrore, absorbohet shpejt dhe tolerohet mirë edhe nga lëkurat e ndjeshme ose me tendencë akneike. Gjithashtu konsiderohet jo-komedogjen, çka e bën të përshtatshëm për përdorim të përditshëm. Squalane posedon gjithashtu veti antioksiduese dhe mbrojtëse ndaj barrierës kutane. Ai ndihmon në neutralizimin e radikaleve të lira dhe në mbrojtjen e lëkurës nga stresi oksidativ dhe dëmtimet e shkaktuara nga faktorët ambientalë, përfshirë rrezatimin UV. Përveç kësaj, përdorimi i tij në formulime dermatologjike mund të kontribuojë në reduktimin e irritimeve dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, duke ndihmuar në parandalimin e plakjes së parakohshme. Studime të ndryshme kanë treguar se squalane përmirëson funksionin e barrierës së lëkurës dhe hidratimin afatgjatë, ndërsa profili i tij i lartë i sigurisë e ka bërë një komponent të rëndësishëm në produktet dermokozmetike moderne.

Receta profesionale, përgatitur për ju
Së shpejti do të publikojmë video ku tregojmë hap pas hapi si përgatiten produktet kozmetike në shtëpi. Do të mësoni si të kombinoni përbërësit e duhur dhe si të formuloni serum, kremra dhe produkte të tjera në mënyrë të sigurt dhe praktike. Qëndroni me ne për recetat dhe demonstrimet e para!