Massage oil
I padisponueshëm
Përshkrimi i produktit
MASSAGE OIL
Vaji i Masazhit nga Alkeen-UK është një formulë e specializuar, e dizajnuar për të ofruar një eksperiencë relaksuese dhe rigjeneruese. Ky vaj siguron një rrëshqitje superiore gjatë masazhit, duke ushqyer njëkohësisht lëkurën e ndjeshme. Formula e tij e avancuar ndihmon në qetësimin e irititmeve të lehta dhe reduktimin e stresit oksidativ në lëkurë, duke e lënë atë të butë dhe të relaksuar.
Vaji është i pasuruar me:
Vaj mineral: Sipas studimeve shkencore vaji mineral tejkalon shumë vajra vegjetalë në përmirësimin e butësisë së lëkurës dhe mbrojtjen e barrierës natyrale. Ai vepron përmes një mekanizmi okluziv që bllokon humbjen e lagështisë, duke siguruar një hidratim të thellë dhe efikasitet të vërtetuar ndër dekada [1] .
Isopropyl myristate: Vepron si një zbutës i fuqishëm, duke formuar një barrierë mbrojtëse në lëkurë. Kjo barrierë ndihmon në minimizimin e humbjes së lagështisë, duke rezultuar në një teksturë më të butë [2] .
Helianthus Annuus Oil: E hidraton thellësisht lëkurën duke e bërë atë elastike dhe të butë.
Formon një barrierë në sipërfaqe që bllokon lagështinë dhe e mbron lëkurën nga faktorët e
dëmshëm mjedisorë. Vaji i farave të Helianthus Annuus gjithashtu ka veti anti-plakje dhe anti-inflamatore që janë të dobishme për lëkurën [3] .
Vitamin E: Një antioksidant i rëndësishëm i cili ka efekt anti-age, mbështet prodhimin e
kolagjenit dhe ndihmon në forcimin dhe zbutjen e lëkurës. Vitamina E formon një shtresë
mbrojtëse në lëkurë, duke e mbrojtur atë nga faktorë të jashtëm si dielli, era dhe të ftohtit [4] .
Përdorimet dhe përfitimet kryesore:
- Relaksimi i muskujve dhe lehtësimi i dhimbjes: Vajrat e masazhit ndihmojnë në shkrirjen
e tensionit, lehtësimin e dhimbjeve të muskujve dhe zvogëlimin e dhimbjeve të kyçeve.
- Ushqimi dhe hidratimi i lëkurës: Këto vajra hidratojnë lëkurën, përmirësojnë strukturën
dhe ofrojnë një barrierë mbrojtëse kundër dëmtimeve mjedisore.
- Shëndeti dhe elasticiteti i lëkurës: Përdorimi i rregullt mund të rrisë qëndrueshmërinë e
lëkurës.
- Qarkullimi i përmirësuar dhe detoksifikimi: Kombinimi i vajit dhe masazhit përmirëson
rrjedhën e gjakut dhe nxit kullimin limfatik për të hequr toksinat [5, 6, 7] .
Përdoret nga:
o Terapistët e masazhit
o Fizioterapistët.
o Kiropraktikët
o Osteopatët
Formula siguron një rrëshqitje perfekte mbi lëkurë, duke eliminuar fërkimin dhe duke qetësuar menjëherë irritimet apo ndjesinë e tensionit. Është zgjidhja ideale për hidratim të thellë dhe relaksim, duke e lënë lëkurën tejet të butë dhe të rifreskuar.
Përbërësit: Vaj mineral, isopropyl myristate, helanthus annuus oil, vitamin E, BHT.
Përdorimi: Aplikoni një sasi të mjaftueshme në lëkurë dhe masazhoni butësisht lëkurën.
Shënim: Vetëm për përdorim të jashtëm.

Receta profesionale, përgatitur për ju
Së shpejti do të publikojmë video ku tregojmë hap pas hapi si përgatiten produktet kozmetike në shtëpi. Do të mësoni si të kombinoni përbërësit e duhur dhe si të formuloni serum, kremra dhe produkte të tjera në mënyrë të sigurt dhe praktike. Qëndroni me ne për recetat dhe demonstrimet e para!