Glicerinë 99.5%
I padisponueshëm
Përshkrimi i produktit
Përshkrimi: Është një humektant natyral me pastërti të lartë që përdoret gjerësisht në kozmetikë për aftësinë e saj tërheqëse dhe mbajtëse të lagështisë. Zakonisht përftohet nga vajrat bimorë si kokosi, palma ose soja. Ajo ndihmon në hidratimin e lëkurës, përmirëson elasticitetin dhe forcon barrierën mbrojtëse të saj. Është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme dhe atë të fëmijëve.
Përfitimet:
* Ruajnë lagështinë dhe parandalon tharjen e lëkurës.
* E bën lëkurën më të butë dhe më elastike.
* Qetëson lëkurën e irrituar dhe të ndjeshme.
* Nuk bllokon poret dhe është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës.
* Përmirëson teksturën dhe viskozitetin e formulimeve.
* Ndihmon në shpërndarjen uniforme të përbërësve aktivë.
* Përforcon barrierën mbrojtëse të lëkurës.
* E përshtatshme për formulime natyrale dhe vegane.
Përdorimi: Përdoret zakonisht në përqendrime 3–5% në kremra, locione, serume, tonikë, shampo dhe balsamë. Shtohet në fazën ujore të formulimit dhe ndihmon në hidratimin afatgjatë të lëkurës dhe flokëve. Veçanërisht rekomandohet për lëkurë të thatë, të ndjeshme dhe për kujdesin e flokëve. Vetëm për përdorim të jashtëm.

Receta profesionale, përgatitur për ju
Së shpejti do të publikojmë video ku tregojmë hap pas hapi si përgatiten produktet kozmetike në shtëpi. Do të mësoni si të kombinoni përbërësit e duhur dhe si të formuloni serum, kremra dhe produkte të tjera në mënyrë të sigurt dhe praktike. Qëndroni me ne për recetat dhe demonstrimet e para!