Përbërësit
Njih përbërësit që përdor
Kjo faqe të ndihmon të kuptosh më qartë vajrat, bazat dhe përbërësit aktivë që ofron Septex. Në secilën faqe produkti do të gjesh përshkrimin, mënyrën e përdorimit dhe informacionin specifik të atij përbërësi.
Para përdorimit
- Lexo gjithmonë etiketën dhe udhëzimet e produktit.
- Mos e apliko një lëndë të parë drejtpërdrejt në lëkurë, përveç nëse faqja e produktit e përcakton qartë si të gatshme për përdorim.
- Respekto përqindjen e rekomanduar në formulime.
- Kryej test në një zonë të vogël dhe ndërprit përdorimin nëse shfaqet irritim.
Për ndihmë rreth zgjedhjes së përbërësit, kontakto info@septex.co ose +383 46 466 566.