{"product_id":"squalane","title":"Squalane","description":"\u003cp\u003eSqualane është një lipid i qëndrueshëm dhe i hidrogjenizuar, i derivuar nga squalene, i cili përdoret gjerësisht në formulimet kozmetike dhe dermatologjike për shkak të biokompatibilitetit të lartë me lëkurën. Squalane është një komponent natyral i sebumit njerëzor, ndërsa squalane paraqet formën më stabile dhe më rezistente ndaj oksidimit, gjë që e bën më të përshtatshëm për përdorim kozmetik .Ai përfitohet zakonisht nga burime bimore si ulliri, kallami i sheqerit ose orizi dhe përdoret në produkte hidratuese, serume dhe formulime kundër plakjes. Nga aspekti dermatologjik, squalane njihet për vetitë e tij emoliente dhe hidratuese. Ai formon një shtresë mbrojtëse në sipërfaqen e lëkurës, duke reduktuar humbjen transepidermale të ujit dhe duke ndihmuar në ruajtjen e hidratimit të lëkurës.Për shkak të strukturës së tij të lehtë dhe jo-yndyrore, absorbohet shpejt dhe tolerohet mirë edhe nga lëkurat e ndjeshme ose me tendencë akneike. Gjithashtu konsiderohet jo-komedogjen, çka e bën të përshtatshëm për përdorim të përditshëm. Squalane posedon gjithashtu veti antioksiduese dhe mbrojtëse ndaj barrierës kutane. Ai ndihmon në neutralizimin e radikaleve të lira dhe në mbrojtjen e lëkurës nga stresi oksidativ dhe dëmtimet e shkaktuara nga faktorët ambientalë, përfshirë rrezatimin UV. Përveç kësaj, përdorimi i tij në formulime dermatologjike mund të kontribuojë në reduktimin e irritimeve dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, duke ndihmuar në parandalimin e plakjes së parakohshme. Studime të ndryshme kanë treguar se squalane përmirëson funksionin e barrierës së lëkurës dhe hidratimin afatgjatë, ndërsa profili i tij i lartë i sigurisë e ka bërë një komponent të rëndësishëm në produktet dermokozmetike moderne.\u003c\/p\u003e","brand":"SEPTEX","offers":[{"title":"30 mL","offer_id":45986606678214,"sku":"00-27","price":10.0,"currency_code":"EUR","in_stock":true},{"title":"50 mL","offer_id":45986606710982,"sku":"00-28","price":15.8,"currency_code":"EUR","in_stock":true},{"title":"100 mL","offer_id":45986606743750,"sku":"00-29","price":30.5,"currency_code":"EUR","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0645\/9818\/0038\/files\/SQUALANE_1.jpg?v=1782343793","url":"https:\/\/septex.co\/products\/squalane","provider":"Septex","version":"1.0","type":"link"}